Vera tashme ka trokitur, dhe kjo per secilin prej nesh do te thote vetem nje gje: pushime, det dhe diell, nje ilaç i vertete si per trupin dhe per mendjen. Por s’ mund te themi te njejten gje edhe per floket tane, pasi ata jane pjesa e trupit qe e vuan shume ekspozimin ndaj rrezeve te diellit, ujit te kripur te detit ose klorit te pizhinave. Keshtu qe, nese nuk kujdesemi ne kohen e duhur per ta, ne fund te gushtit na pret te bejme vetem nje gje: ti presim.
Per te evituar qe te presim gjatesi te medha te flokut tone, eshte domozdoshmerisht e nevojshme te dime si te mbrohim floket nga rrezet e diellit, dhe nga gjithçka tjeter qe i demton gjate muajve te veres.
Per te mbrojtur floket nga dielli eshte e nevojshme te njohim dhe ndjekim disa rregulla te vogla, por shume te efektshme, te cilat duhet te ndiqen jo vetem gjate pushimeve por edhe gjate gjithe periudhes se veres.
- a) Te lani gjithmone floket me shampo pasi keni qene ne det.
Nese mendoni se te lani floket çdo dite gjate pushimeve mund te jete e demshme, duhet te dini qe moslarja e tyre pasi keni qene ne det eshte akoma me e demshme, pasi gjate qendrimit ne det neper floket tane ndodhet rere, e cila e demton shume lekuren lekuren e flokeve nese e leme per nje kohe te gjate. Keshtu qe eshte e domosdoshme te lajme floket gjithmone pasi kemi qene ne det, duke pasur kujdes te zgjedhim nje shampo delikate. - b) Ti mbrojme floket ne plazh.
Para se ti espozojme floket ne diell eshte e nevojshme te aplikojme tek floket tane dhe sidomos tek majat nje produkt mbrojtes. Nje nder produktet me te efektshem eshte burro di karite ( gjalp karite ), i cili ka veti zbutese, antioksiduese dhe idratuese. Ju mund te bleni burro di karitè ketu: - c) Uje i ftohte: per te bere stabilizimin natyral te lekures se kokes mund te bejme shplarjen e fundit me uje te ftohte dhe uthull molle.
ç) Te perdorim vajra: 2 here ne jave, para se te bejme shampon, mund ti ushqejme floket tane me vaj bajamesh te embla ose gruri. Nje vaj super eshte vaji i Argan i cili perdoret jo vetem per mbrojtjen e flokeve nga dielli por edhe per ti zbutur mbas larjes se flokeve.
- d) Te perdorim vitamina: n.q.s e dime me siguri qe ne vere do te shkojme ne plazh, mund te parandalojme para kohe dobesimin dhe prishjen e flokeve tane, duke bere ne kure me vitana, nje muaj para, e cila synon te forcoje floket tane. Te perkryera jane ato vitamina me permbajtje mullage ose kokrra gruri.
- e) Te perdorim balsam: mos te harrojme asnjehere qe pas çdo shampoje te perdorim nje balsam ristrukturues.
ma.me