‘’Menjëherë do t’i kërkojmë Këshillit Europian hapjen e negociatave se është momenti I iduhur që Shqipëria e meriton këtë’’, theksoi Fleckenstein për ‘’News 24’’.
Raportuesi mohoi edhe zërat lidhur me ndonjë mosrakordim të përfolur mes SHBA-ve dhe BE-së për draftin final të ndryshimeve kushtetuese, duke thënë se nuk ka asnjë ‘’centimetër ndarje’’, pasi bashkëpunojnë ngushtë.
INTERVISTA:
Fleckenstin: Ne gjithnjë e kemi thënë se nëse reforma në drejtësi do të miratohet dhe fillon menjëherë zbatimi hap pas hapi, është pikërisht ajo që duam, menjëherë do t’i kërkojmë Këshillit Europian hapjen e negociatave se është momenti i duhur që Shqipëria e meriton këtë
A ka patur një mosrakordim SHBA-BE?
Fleckenstin: Jo, dhe nuk arrij ta kuptoj se si u përhap një informacion I tillë, një thashethem në fakt. Unë kam folur disa herë me Komisionerin Hahn dhe nuk ka patur ansjëherë asnjë centimetër ndarje mes SHBA dhe BE, ata bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin.
Sa peshë kanë ndërkombëtarët në miratimin e reformës?
Fleckenstin: Mendoj që një vend ka për detyrë ta miratojë refromën dhe zbatojë dhe është momenti kur marrin këshilla nga BE, por tek e fundit i takon Shqipërisë të vendosë, për atë që bëri dhe jam i lumtur për këtë.
Ku varet zbatimi i reformës?
Fleckenstin: Varet në 3 gjëra, politikanët në Shqipëri tashmë janë mëse të përgatitur që të vazhdojnë rrugën e nisur, së dyti është shoqëria, populli shqiptar. Shoqëria civile le të shohë se ç’bëjnë politikanët. Së treti është komuniteti ndërkombëtar, ne duam më të mirën për Shqipërinë, I kemi parë të gjitha procedurat dhe do bëjmë gjithçka të duhur. Shpresoj mos shkojë ndonjë gjë keq. Na duhet durim, transparencë dhe nëse do realizohet kjo do ketë vërtet zgjidhje për vendin tuaj
Ç’mund të thoni për sjelljen e politikës?
Fleckenstin: Ishte e vështirë mes partive që të gjenim një rrugë të përbashkët, pasi përpiqeshin që të gjendin fajin, por në fund pamë se ekzistonte një mënyrë konstruktive. Nuk më intereson kush është fituesi dhe humbësi, në asnjë mënyrë jo. Por në fund të gjithë fituan dhe rëndësi ka që u miratua.