Që Reforma në Drejtësi dhe ndryshimet e reja Kushtetuese të vihen në jetë nevojitet miratimi i 7 ligjeve të tjera, që Kuvendi pritet të votojë në vijim. Në seancën e djeshme maratonë dhe pas miratimit të paketës kushtetuese për Reformën në Drejtësi, PD kërkoi që ligjet në fjalë të miratoheshin në një moment të dytë pasi si fillim duhet që ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi. Po ashtu, kreu i grupit parlamentar socialist propozoi se 7 projekt-ligjet që kompletojnë Reformën mund të votohen edhe në shtator me nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Burime për JavaNews nga Kuvendi i Shqipërisë u shprehën sot se ende nuk është planifikuar një seancë e dytë për javën e ardhshme apo shtyrjen e miratimit të ligjeve pas pushimeve të verës. Megjithatë, mundësia që aprovimi i tyre të bëhet në shtator është e më madhe edhe për shkak se aktualisht institucionet janë me pushime dhe faza e parë e zbatimit të tyre do të ishte i pamundur. Po ashtu, Kuvendi thotë se për një seancë gjatë javës së fundit të korrikut do të duhet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe njoftim për një mbledhje të tillë ende nuk ka.
Por cilët janë 7 ligjet e fundit që e plotësojne Reformën në Drejtësi dhe i hap rrugë zbatimit? JavaNews mëson se bëhet fjalë për ndërtimin e institucioneve, procesin e kontrollit të gjyqtarëve etj.
Më poshtë lista e plotë e ligjeve me lidhjen përkatëse:
3. Draft-Projektligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”
4. Draft-Projektligj për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në RSH
5. Draft-Projektligji “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
6. Draft-Projektligj “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”