Nga Muhamed Veliu TCH
Kati i parë i kryeministrisë është përfshirë nga një rikonstruksion total me qëllimin final të jetë i aksesueshëm për publikun. Top-Channel ndoqi punimet që kanë nisur 20 ditë më parë.
E gjithë hapërsira dritaret e të cilësh shohin nga bulevardi kryesor është konceptuar e ndarë në tre pjesë multi-funksionale për publikun e hapur nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të darkës gjatë 7 ditëve të javës. Një aspekt i punimeve është kthimi në identitet që do të thotë se projekti ruan gjurmën historike, nga mermeri origjinal, tek format e përdorura nga arkitektët italianë.
Falma Fshazi Drejtore e njësisë të hulumtimit dhe komunikimit shpjegon detajet e projektit fillimisht me funksionin e hollit protokollar.
“Vihet në shërbim të artistëve shqiptarë, nga Ballkani dhe të huaj për ti dhënë publikut një hapësirë më tepër për tu gjetur me artin por vecanarisht me artin dhe mendimin kritik. Holli protokollar do ta ruaj edhe funksionin e vet për të pritur delegacionet. Në kët holl priten kryeministra edhe presidentë të cilët kalojnë nërpmjet hollit për të takuar kryeminisrrin shqiptarë dhe bëhen ceremonitë shtetërore të nivelit më të lartë”.
Ndërsa kjo hapësirë i është kushtuar arkivit dixhital të kryeministrisë.
“Arkivi kryeministrisë po dixhitalizohet dhe po vihet online. Do të jëtë i hapur për publikun e interesuar, për këdo që do të shohi se cfarë ka arkivi kryeministrisë ku janë dokumenta që nga viti 1914. Janë gjithashtu foto të ATSH-s me qindra mijëra të cilat po dixhitalizohen dhe do të jenë të hapura për publikun gjithashtu në shërbim të studjuesve.”
Kryëministrisë do ti shtohet edhe një Bibliotekë.
“E gjithë kjo hapësirë më në fund është realizimi një projekti shumë të hershëm por që asnjëherë nuk u bë realitet që është biblioteka e kryeministrisë e cila është e specializuar në shërbim në tëpunësve civil të punonjësve të kryeministrisë por edhe e hapur për studjuesit që do të gjejnë edhe arkivin e kryeministrisë edhe libra të dedikuar për politikën publike dhe BE-n dhe një sër burimesh online që shumë rralle dhe që shumë pak gjenden në Shqipëri dhe ne do të arrimë ti ofrojmë këtu si shërbime.”
Zonja Fshazi i tha Top-Channel se transformimi bëhet pa asnjë kosto për buxhetin e shtetit, sepse financohet totalisht nga sponsorë që përfshijne institucione ndërkombëtare dhe kompani private.
Hapja e kësaj hapësire për publikun do të shoqërohet me praninë e artistëve shumë të njohur të artit bashkëhorë të cilët edhe do ti dhurojnë Shqipërisë vepra të posacme, por që mbeten surprisë deri në fillim të muajt Korrik.