Jo vetëm që në El Paso të Teksasit jetojnë alienët, por ata tani “kërcejnë nga kulmi në kulm”, thotë Michael, një banor lokal. Banorët e Teksasit i përshkruajnë alienët si humanoidë të gjatë e të thatë.
Ata thonë se për herë të parë i vërejtën në vitin 1988. Michael thotë se alienët kanë ndryshuar përgjatë kësaj kohe. Ata tani lëvizin kulmeve të shtëpive, natën, derisa njerëzit flenë, transmeton opinion.al.
Dhe Michael thotë se, bashkë me banorët e tjerë të këtij qyteti, ndihen keq dhe janë duke kërkuar ndihmë nga autoritetet, që t’ua ofrojnë një shpjegim të qëndrueshëm rreth asaj se për çka bëhet fjalë.
“Ne do të donim që të bëhej ndonjë hetim, meqë jemi shumë kureshtarë dhe duam përgjigje në pyetjet tona”, thotë ai.