Në fjalën qe ka mbajtur ne Kuvend pak para votimit kryetari i komisionit të posaçëm parlamentarë për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa ka vene theksin tek perfitimet qe do te kete vendi nga Reforma
“Sot është një ditë e veçantë në këto 26 vite të demokracisë shqiptare. Është hedhur hapi i parë për të çliruar drejtësinë nga mungesa e profesionalizmit, korrupsioni, zvarritjet e proceseve gjyqësore. Standartet më të larta janë mishëruar në këtë Reformë. Ky është një nga proceset më të mira për nga angazhimi, profesionalizmi. Konsensusi ishte një parim të cilën bëmë kujdes ta dëgjonim. Jo ndërrim emrash, por përmirësimin e sistemit. Largimi i ndikimit politik në promovimin e vlerave në sistemin e drejtësisë. Reforma rrit aftësinë kundër krimit dhe korrupsionit. Reforma synon të kthejë besimin tek qytetarët se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Një falenderim i veçantë për dy ambasadorët atë të BE-së, Romana Vlahutin dhe të SHBA-së, Donald Lu. E drejta nuk zbret nga qielli. E drejta bëhet nga ne”, ka deklaruar Xhafa.