Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndryshe nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk ka folur për probleme funksionimi mes PS-së dhe LSI-së.
Tahiri gjatë një interviste dhënë për Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”, tha se përplasjet për reformën në drejtësi mes dy partive të koalicionit është “çështje konstruktive”.
Edhe pse raportohet tha Fevziu se, ka pasur telefonata të tensionuara mes Ramës dhe Metës, këtë e konfirmoi dhe Manjani, por për Tahirin koalicioni duhet gjykuar me votë.
“Besoj se koalicioni ynë duhet gjykuar mbi bazën e vendimmarrjen dhe jo mbi procesin që çon në vendimmarrje. Është normale që të ketë çështje për t’u ndalur dhe për t’i diskutuar. Për sa kohë në parlament pritet të konsumohet një vendimmarrje e përbashkët besoj se ky koalicion funksionon”, u shpreh Tahiri.
A jeni të zhgënjyer nga LSI?
Unë nuk e shoh këtë as fyerj dhe as zhgënjim, por një çështje konstruktive.
Flitet për mocion mosbesimi dhe ju jeni i papëlqyer nga LSI?
Unë nuk merrem fare me këtë, pres që t’u pëlqejë qytetarëve.