Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e forta të bëra dje nga kryeministri Edi Rama në Konispol. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha i ka cilësuar mallkimet e Ramës, si një krizë psiqike që ka pësuar kryeministri.
Sipas tij, Rama i veshur me antiplumb dhe nën mrojtjen e Gardës së Republikës, u paraqit në Konispol i tërbuar si një njeri që ka ikur nga fiqiri. Në statusin e tij të doktorit, Berisha i ka sygjeruar shefit të qeverisë që të rrisë dozë e psikotropve.
Më poshtë postimi i plotë i Sali Berishës:
Te dashur miq, i tmerruar nga disfata ne Jug, Edi Rama ne Konispol, fushaten e elektorale e shnderroi ne fushate mallkimi, gje qe nuk kishte ndodhur kurre ne ndonje fushate elektorale. Rama, i veshur me antiplumb dhe i shoqeruar nga nje batalion i Gardes dhe njesia e Reneas, por kjo ka pake rendesi se fundi i fundit çdo komb ka frikacaket e burracaket e tij, ai u paraqit ne Konispol i terbuar, i sfazuar si nje njeri qe i ka ikur fiqiri per shkak te fitores se sigurte te kandidatit te PD z. Ismail Myrtaj, shpertheu ne urrejtje te papermbajtur si ne nje shtrigan duke bertitur ne menyre te pavullnetshme mallkuar qofte ky e mallkuar qofte ai, dhe lajthitje tjera pubilike tipike per nje te semure mendor. E keshilloj zotin Rama te rrise dozen e psikotropve se Konispoli eshte vetem fillimi! sb