Shefi i diplomacisë kroate Mirko Kovaç thotë se Serbia do të ballafaqohej me sanksione të rrepta nëse do të arrestonte ndonjë qytetar nga Kroacia, transmeton Koha.net.
Kovaç më herët kishte thënë se Serbia duhet të pezullojë Ligjin për juridiksionin e përgjithshëm dhe të bashkëpunojë me Gjykatën e Hagës dhe t’i zbatojë e t’i respektojë të gjitha vendimet, ndërsa ka përsëritur kërkesat që pala kroate i ka paraqitur si kusht për hapjen e kapitujve 23 e 24.
“Mendoj se është pothuaj e pamundur që Qeveria serbe të ketë guximin të bëjë diçka të ngjashme, pasi do të duhej të llogariste në kundërmasa.
Njëra nga ato është bllokada absolute e negociatave në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian” ka thënë Kovaç për mediet kroate, njofton Al Jaazera, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se Kroacia do të bllokojë çdo aktakuzë që do ta aktivizojë Serbia. (b.an)