Bashkimi Evropian ka njoftuar zyrtarisht për emërimin e shefit të ri të EULEX-it. Për herë të parë Misionin më të madh të BE-së, që nga zbarkimi I tij në dhjetor 2008, do ta drejtojë një femër.
Ajo është grekja Alexandra Papadopoulou, një diplomate, për emërimin e së cilës Brukseli zyrtar u deklarua nëpërmjet publikimit të njoftimit në faqen e vet të internetit.
Ajo do të fillojë së ushtruari detyrën e saj që nga 1 shtatori 2016 duke zëvendësuar kështu Italianin Meucci, i cili është në pozitë që nga 15 tetori 2014.
Sipas njoftimit zyrtar me rastin e emërimit të Papadopoulou, qëllimi kryesor i Misionit të EULEX-it është asistimi dhe mbështetja e autoriteteve të vendit në ligj e rend, në mënyrë të veçantë në polici, drejtësi e dogana, raporton lajmi.net.
Misioni i EULEX-it ka filluar të funksionojë që nga viti 2008 dhe aktualisht mandate i tij është shtyrë deri me 14 qershor 2018. Vendimi për emërimin e grekes Alexandra Papadopoulou është marrë nga Komiteti për Politika dhe Siguri. (b.an)
Si ka mundesi me u emruar shefe e EULEX-it nji shtetase greke,deri sa Greqija nuk e njeH Kosoven si shtet te pavarur,ndoshta kjo zonjusha greke Alexandra Papadopoulou ka per qellim lirimin e Serbeve nga Burgu,i Kosoves