Delegacioni i Bashkimit Europian ka deklaruar vetëm pak minuta më parë se pret që Kuvendi të votojë sot Reformën në Drejtësi. Sipas një deklarate për shtyp, BE thekson se sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe se palët duhet të respektojnë angazhimin publik për të votuar pro reformës.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ne presim që Kuvendi do të votojë reformën historike të gjyqësorit. BE dhe SHBA kanë punuar në partneritet të ngushtë që nga fillimi dhe janë në dakortësi të plotë për të gjitha çështjet në diskutim. Ne presim që të gjitha palët të respektojnë angazhimin publik të shprehur dje për të votuar pro reformës”, thuhet në deklaratën e Delegacionit të BE-së.
me.ar