Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mëngjesin e sotëm, atë që e cilëson si mesazhin e një deputeti dixhital. Në këtë mesazh thuhet se kryeministri Rama do të kërkojë një mocion besimi në Kuvend dhe vendi do të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditëve.
Në mesazhin e publikuar nga Berisha dhe që sipas tij është nisur dje nga një deputet, thuhet: “Mos u gënjeni Rama nuk voton nesër (sot) Reformën. Të gjithë përpjekjet e Ramës po bëhen për të siguruar mbi 71 vota… Nëse kjo ndodh atëherë nesër ose pasnesër mund të realizojnë mocionin e besimit e në vijim të shkojnë për 45 ditë në zgjedhje të parakohshme. Dhe si shkak do të gjenin rrëzimin eventual të reformës nesër (sot) ose pasnesër (nesër)… për të cilën po përpiqen maksimalisht, së bashku me aleatët e tyre prej të cilëve thotë se ka marrë mirarimin e skemës së tij”.
D.i.