Greqia dhe kreditorët e saj shkëmbyen akuza se i kujt ishte faji për dështimin e bisedimeve të paketës së shpëtimit, teksa cdo palë ashpërsoi qëndrimin e saj pas përpjekjes së fundit për të kapërcyer divergjencat .
Me tregjet që ranë ndjeshëm në Azi dhe në Evropë, kryeministri Aleksis Tsipras e portretizoi Greqinë si pishtari i demokracisë përballur me kërkesat joreale, ndërsa udhëheqësi i grupit të bllokut parlamentar të kancelares Angela Merkel tha se grekët duhet ‘më në fund të pajtohen me realitetin’.
‘Dikush mund të lexojë vetëm motivet politike në insistimin e kreditorëve mbi shkurtimet e reja ndaj pensioneve pas pesë viteve që ata anë plaçkitur nën memorandum, ‘ u citua të thotë Tsipras në një deklaratë në gazetën Efimerida Ton Syntakton të hënën. ‘Ne do të presim me durim që institucionet të lëvizin në drejtim të realizmit.’
Euro ra në tregtinë e hershme, pasi Komisioni Europian tha se negociatat në Bruksel dështuan të dielën në vetëm 45 minuta kohë, ndërsa kreditorët dhe Greqia nuk dakorduan për marrëveshje. Fokusi tani është zhvendosur në takimin e 18 qershorit të ministrave të financave të eurozonës në Luksemburg që gjason të kthehet në një seancë ‘zgjidhe-ose-jepi fund’ që do të përcaktojë aftësinë e Greqisë për të shmangur falimentimin dhe anëtarësimin e saj të vazhdueshëm në zonën e euros prej 19-vendesh.
Monitor