Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur mashtrim të turpshëm e të pacipë pretendimin se ai dhe PD kanë vënë kushte të reja për miratimin e Reformës. Kryedemokrati u paraqit tepër i irrituar në konferencën që zgjati pak minuta.
“Jam këtu për të shpjeguar faktet. Ka pasur mirëkuptim se për 4 institucionet do aplikohej e njëjta formulë, të hënën kjo pjesë e marrëveshjes u konfirmua edhe nga PS, e thotë negociatori i PD dhe LSI, Bylykbashi dhe Manjani. Është pretenduar dje se Basha ka prezantuar kushte të reja, ky është mashtrim i turpshëm. Ditën e hënë PS i konfirmoi negociatorit tim se marrëveshja është për 4 institucionet. Ky ka qenë qëndrimi i Lulzim Bashës përzgjidhen anëtarët për 4 institucione me të njetën formulë, 3 mazhoranca dhe 2 opozita. Kjo marrëveshje u arrit që të hënën”, tha
U pretendua dje se Basha vendos kushte të reja, pasi u arrit marrëveshja. Ky është mashtrim i turpshëm. Partnerëve ndërkombëtarë u bëj me dije se çdo mashtrim bie përtokë, bazuar mbi fakte të pakundërshtueshme”, tha Basha.
Basha i bëri thirrje Ramës për votimin e marrëveshjes së arritur, duke lënë mënjanë lojërat.
“Mbrëmë në mesnatë në një moment sinqeriteti Xhafaj pranoi se drafti zyrtar i PS që ndodhet sot në Kuvend sipas procedurave zyrtare nuk përfshin as rekomandimet e Nuland as Hahn, por duan që ne të pranojmë pjesën për KLGJ dhe KLP. Ne kurrë se kemi pranuar as parë këtë draft. Vota e vetme e transfereueshme është vota e vetme e trafikueshme. Pse ndodh kjo? Ne kemi një marrëveshje, ne i përmbahemi asaj, jemi gati ta votojmë sot në Parlament. Pse do ta bënim? Ka një marrëveshje mbi tavolinë dhe Edi Rama duhet ta zbatojë, të lërë lojërat politike”.
D.i.