Mosakordimi për ngritjen e dy institucioneve, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë duket se ka “rrëzuar marrëveshjen e djeshme për të miratuar me konsensus reformën në drejtësi.
Shkak për këtë është bërë pikërisht kërkesa e PD-së që formula e krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të jetë e njëjtë si për vetingun.
Pikërisht për të sqaruar qendrimin opozitar dhe nëse do votojë PD draftin sot në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme në orën 08:45, diçka më tepër se një orë nga fillimi i seancës parlamentare, në të cilën, deri dje pasdite, mendohej se do të miratohej me konsensus Reforma në Drejtësi.