Familjet e serbëve të vrarë në vitin 1999 në fshatin Stara Gracka te Lipjani, konsiderojnë se Hashim Thaçi, kryetar i Kosovës, i cili ka vënë kurorë në pllakën përkujtimore për të vrarët në këtë fshat , me këtë gjest ka qeshur me familjet e të vrarëve dhe me të gjithë njerëzit që merren me hetimet e krimeve bërë ndaj serbëve.
Sonja Zhiviq, bashkëshorte e njërit nga korrësit e vrarë, i ka thënë agjencisë Srna, përcjell gazeta e Beograd “Blic”, se ardhja e Thaçit në Staro Gracko është “hedhje kripe në plagë”, transmeton Koha.net.
Kryetari i fshatit Staro Gracko, Zoran Çikroviq ka thënë se këshilltari i Thaçit mbrëmë më shumë se dy orë është përpjekur të bindë familjet e korrësve të vrarë që ta presin Thaçin.
“Familjet, bashkë me mua, refuzuan ta presin Thaçin dhe bashkëpunëtorët e tij. Thamë se nuk është momenti për të bërë këtë dhe gjithnjë derisa të mos gjenden urdhërdhënësit përgjegjës për krimin më të madh ndaj serbëve në Kosovë, Thaçi nuk është i mirëseardhur në Staro Gracko”, thotë Çirkoviq.
Sipas fjalëve të tij, përpjekja e Thaçit që me vënie lulesh të shpëlajë ndërgjegjen vetëm sa e ka shtuar trazimin dhe zhgënjimin te 200 serbët tjerë të mbetur në këtë fshat.
“Mbrëmë morën informatën se Thaçi në natën kur ndodhi krimi, kur u vranë 14 korrës, ka qëndruar në fshatin tonë në përcjellje të shefit të atëhershëm të UNMIK-ut Bernard Kouchner”, ka shtuar Çirkoviq.
Në këtë fshat, siç thotë “Blic,” deri në korrikun e vitit 1999 në rreth 200 familje, në këtë fshat, kanë jetuar rreth 500 serbë tash jetojnë rreth 200 serbë në 40 familje.
Sipas kësaj gazete në fshatin Staro Gracko, më 23 korrik 1999, nga prita janë vrarë 14 serbë. (b.an)