Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka kërkuar nga grupi negociator i mandatuar nga takimi i ditës së hënë, që të rimblidhet sa më parë, brenda ditës së sotme. Megjithëse situata duket disi e paqartë, thuhet se qëllimi i këtij takimi është finalizimi i detajeve përfundimtare të draftit hibrid, pas dakordësimit të palëve në frymën e konsensusit të prezantuar sot paradite nga Komisioneri Hahn.
Negociatorët do të zbardhin propozimet e komisionerit Hahn dhe ato do t’i paraqiten më tej Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, i cili do të mblidhet mbrëmjen e sotme.
Ndërkohë Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot rendin e ditës për seancën e nesërme në Kuvend, ku pritet të miratohet reforma në drejtësi.
ma.me