Një pjesë e mbështetësve të Partisë Demokratike duken haptazi të zhgënjyer me ish-kryetarin e tyre, Eduard Selami. Një ditë pasi deputeti demokrat deklaroi votën e tij pro reformës në drejtësi, por kur ende nuk ishte arritur një konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, në rrjetet sociale ka nisur hakmarrja. Nuk kanë munguar thirrjet për ta larguar “deputetin e pabindur” nga lista e miqve, duke e ndëshkuar “me vetmi”.
Eduard Selami, Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi ishin deputetët e parë që kërkuan edhe në grupin parlamentar demokrat që të votohej varianti i reformës në drejtësi, i propozuar edhe nga zyrtarët e lartë amerikanë.
ma.me