Real Madridi ka vendosur përfundimisht që ta mbajë në Santiago Bernabeu sulmuesin Alvaro Morata dhe ka refuzuar ofertën prej 75 milionë eurosh të Chelsea-t.
“Cadena Ser” raporton se klubi kishte vendosur fillimisht që pas kthimit nga Juventusi ta shiste menjëherë sulmuesin, por tani Zinedine Zidane ka ndërruar mendje dhe dëshiron ta mbajë me çdo kusht Moratan në ekip.
Atletico Madridi raportohej se ishte po ashtu i interesuar për shërbimet e sulmuesit, ndërsa interesim ka shprehur edhe Arsenali, citohet Koha. (b.an)