Sot, në Përzhino përfundimisht është arritur marrëveshje mes grupeve të katër partive politike të Maqedonisë, raporton Zhurnal.mk. Pas, përfundimit të takimit përfaqësuesi nga BDI-ja, Artan Grubi, deklaroi se, marrëveshja politike mes partive politike pjesëmarrëse të marrëveshjes së Përzhinos është arritur, dhe partitë pjesëmarrëse i afruan përfundimisht qëndrimet e tyre.
Grubi madje precizoi se ne marrëveshje është saktëzua edhe sipas gjitha gjasave zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen me 11 dhjetorë. Kështu, ditë më parë edhe Agjencia e Lajmeve Zhurnal, raportoi si lajm ekskluziv se si data e mundshme e zgjedhjeve do të jetë me 11 dhjetorë, të cilën sot e konfirmoi deputetit i BDI-së, Artan Grubi.
Ndërsa sot përfaqësuesi nga BDI-ja, Artan Grubi konfirmoi lajmin. “Marrëveshje përfundimisht është arritur. Partitë politike kanë ra dakord që zgjedhjet të mbahen saktë ashtu siç është parapa në marrëveshje, me datën e 11 dhjetorit të këtij viti” – deklaroi Artan Grubi.
Sipas përfaqësuesit të BDI-së, tema për Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila pikë ishte më kontestuese nga këto bisedime, përfundimisht mund të llogaritet si e zgjidhur.
ma.me