Për të gjithë ata që janë të shqetësuar, duke besuar Bashën dhe Berishën, se kanë “hequr qafe” ndërkombëtarët, faktet janë kokforta. Përpos faktit që nuk ka ndryshuar asgjë në draft, përveç detyrimit për të dhënë arsye kur futesh në listën përjashtuese, ka një klauzolë që është praktikisht “Veto” e Perëndimit në atë proces.
Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, harton tre lista në procesin paraprak të seleksionimit dhe rekomandimit. Lista e bardhë është lista e atyre që plotëosjnë gjithë kriteret. Lista e verdhë është lista e atyre që kanë probleme kriteresh adminsitrativë, fjala vjen s’kanë moshën, përvojën, apo formalitete të tjera. Lista e zezë është lista e atyre që nuk duhet të futen në sistem. Kjo listë i rekomandohet Komisionit parlamentar ad hoc për përzgjedhjen e listave të pastra për anëtarët e Komisionit të Vetingut.
Lista e zezë vërtet është rekomanduese, por që të hidhet poshtë, ose që të dalësh nga ajo listë duhen 5 vota nga 6 anëtarë që ka gjithësej Komisioni. Pr aprakktisht ajo nuk është rekomandim por “Veto”. Veto më të fort se kaq nuk ka asnjë institucion shqiptar në gjithë këtë proces. Këtë e kanë vetëm Misioni ndërkombëtar. Basha bën mirë që e pranon, dhe që e mbështet, por ky shënim është për të qetësuar ata që dëgjojnë gënjeshtrat e Bashës, i cili mburret se ka “hequr qafe ndërkombëtarët”.
Tema