Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian ka ngjallur frikë të madhe në udheheqësinë europiane. Pas Brexit, u hodhen spekulime se edhe Holanda, Italia dhe Franca do kërkojnë mbajtjen e referendumeve për daljen e tyre nga BE-ja. Por, Joachim Gauck beson se politikanët në të gjithë kontinentin duhet të refuzojnë të mbajnë referendume për çdo çështje, jo vetëm për anëtarësimin në BE.
“Kur kam filluar të merrem me politike, kam qenë mbështetës i referendumeve, por tani mëqe kam përvojë e shoh më ndryshe,” është shprehur ai.
Ai ka theksuar se vetëm një ‘Po’ ose ‘Jo’ nuk janë përgjigjje të mjatueshme, kur kur bëhet fjalë për çështje komplekse të tilla si siguria dhe taksat. Në një intervistë për gazeten gjermane ‘Bild’ ai ka theksuar se ‘se është e rëndësishme që të qëndrojmë së bashku në Europë’ dhe ka shtuar se tani nuk është moment që të ndarje mes vendeve të BE-së. Në fillim të këtij muaji, zëvendës-president i Die Linke, partia e tretë më e madhe në Gjermani, i ka bërë thirrje kancelares Angela Merkel për të mbajtur një referendum mbi BE-në.
ma.me