Një e re shqiptare dhe i dashuri i saj italian janë denocuar për vjedhjeje në një pishinë.
Ngjarja ka ndodhur më 11 korrik në pishinën “Splash”, në Este të Padova-s, Itali, raportojnë mediat lokale.
Një 45-vjeçar italian me iniciale C.M. dhe partneria e tij shqiptare, 25-vjeçarja T.F., i kanë vjedhur çantën një 40-vjeçari vendas.
Por, 40-vjeçari e ka pikasur gjestin e tyre, i ka ndjekur dhe ka arriur të marrë çantën e tij, megjithatë çifti arriti t’ia mbathë.
Megjithatë, me ndihmën e kamerave, çifti është identifikuar dhe të dy janë denoncuar për vjedhje të rëndë në bashkëpunim.