Mark Zuckerberg nuk ka fituar kurrë në futboll, por guxon të sfidojë vetë Neymar. Sfida është publike, e hedhur në Facebook nga krijuesi i Facebook: “Kurrë në jetën time nuk kam fituar një lojë futbolli, por sot është dita ime”.
Megjithatë, nuk bëhet fjalë për të luajtur në fushë, aty ku Zuckerberg nuk do të kishte asnjë shans përballë brazilianit, por në ekranin e smartphone. Ai ka prezantuar një lojë argëtuese dhe është i sigurt se në atë fushë mund të fitojë kundër Neymar.
Braziliani e ka pranuar menjëherë sfidën, duke falënderuar amerikanin për ftesën. Ndërkaq, Neymar ka nominuar pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, për të vazhduar sfidën.