Gazetari i njohur bjellorus Pavel Sheremet ka mbetur i vdekur në Kiev të Ukrainës, pasi makina me të cilën lëvizte ka shpërthyer. Ngjarja ndodhi herët në mëngjes dhe viktima u identifikua si Pavel Sheremet, gazetar i njohur investigativ, i burgosur kohë më parë në Bjellorusi dhe aktivist për të drejtat e njeriut.
Sheremet, 44-vjeçar, ishte në timonin e makinës, duke shkruar për në zyrën e gazetës, Ukrayinska Pravda, ku punonte. Makina, ishte pronë e shefes së gazetes, Olena Prytula, por ajo nuk ishte në makinë.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, në rrjetin Facebook ka shkruar se ka urdhëruar “hetime të menjëhershëm të këtij krimi” dhe se “autorët e veprës duhet të dënohen”.
Kush ishte Shermet
Sheremet ishte nga Bjellorusia, por pesë vitet e fundit jetonte dhe punonte në Kiev si gazetar në redaksinë e gazetës Ukraynska Pravda dhe moderator në Radio Vesti.
Ai, po ashtu, kishte punuar për media bjelloruse dhe ruse. Pavel Sheremet në Ukrainë njihej si një person i respektuar nga komuniteti i gazetarëve.
“Kjo është gjë e tmerrshme dhe shumë e dhimbshme”, i tha Radios Evropa e Lirë, Mustafa Nayyem, anëtar i Parlamentit të Ukrainës dhe ish-gazetar.
Sevgil Musayeva-Borovyk, kryeredaktore e gazetës Ukraynska Prvda, i tha “Radios Evropa e Lirë” se mendon se vrasja e gazetarit Sheremet është e lidhur me aktivitetet e tij profesionale.
Në vitin 1997, Pavel Sheremet, që ishte luftëtar për të drejta të njeriut, liri të shprehjes dhe të shtypit, ishte burgosur në Bjellorusi. Kjo burgosje e tij gjërësisht konsiderohej politike.
Ai ishte veçanërisht kritik ndaj goditjes së presidentit të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, kundër atyre që mendonin ndryshe.
Panorama/d.i.