Lady Gaga i ka dhënë fund lidhjes me të fejuarin Taylor Kinney.
Këngëtarja 30-vjeçare dhe aktori 35-vjeçar, thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pesëvjeçare, raporton TMZ.
Javën e kaluar, Gaga është parë pa unazën e saj të fejesës, derisa po argëtohej në Malibu. Në të njëjtën kohë Kinney festoi ditëlindjen pa të dashurën e tij.
Dyshja filloi lidhjen në korrikun e vitit 2011 pasi u njoftuan gjatë xhirimeve të klipit të këngës “You and I”, citohet Zëri. (b.an)