Organizata e Shtetit Islamik (ISIS) mori përsipër sulmin me sëpatë të kryer nga një refugjat afgan i moshë 17 vjeçare në një tren në Gjermani, duke ngjallur tmerr dhe panik në vend deri më tani i kursyer nga kjo formë dhune, me publikimin e një video ku shfaqet mjaft qartë agresori.
Është hera e parë që ISIS-i merr përgjegjësinë e një akti të tillë në Gjermani, edhe pse autoritetet e vendit janë treguar të kujdesshëm në lidhje me shkallën aktuale të lidhjes mes autorit të agresionit në Wurtzbourg (jug) dhe grupit xhihadist duke e cilësuar më tepër si një fenomen të izoluar të radikalizmit.
ISIS-i konfirmoi se azilkërkuesi ishte një prej “luftëtarëve të tij”, referuar agjencisë Amaq, e lidhur me grupin xhihadist.
Grupi xhihadist publikoi gjithashtu një video ku shfaqet autori i sulmit, i cili shkaktoi pesë të plagosur, i prezantuar si “Muhammad Riyad”. Ai mbante një thikë në dorë, duke u shprehur në gjuhën pashto se do të kryente një “operacion” në vend duke e cilësuar veten si një “ushtar i kalifatit” në luftë kundër “të pafeve”./a.m.