Ambasada amerikane i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që jetiojnbë dhe punojnë në Shqipëri të bëjnë kujdes në datën 21 Korrik, ditë në të cilën është parashikuar votimi i reformës në drjetësi në Kuvend.
Ambasada paralajmëron se në këtë ditë mund të ketë tubime apo manifestime në rrugë.
Ambasada udhëzon qytetarët amerikanë të shmangin sheshet dhe zonat ku mund të ketë grumbullime njerëzish. Ambasada bën me dije se nuk ka informacione për ndonjë kërcënim të veçantë, edhe pse bën thirrje për kujdes nga ana e qytetarëve. /a.m.