Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Majlinda Bregu deklaroi sot se reforma në drejtësi duhet miratuar nga të gjithë sepse është në interes të shqiptarëve dhe të Shqipërisë për t’u integuruar në Bashkimin Eropian.
Në një postim në statusin e saj ne Facebook, pasditen e së martës, Bregu sjell pjesë nga tryeza e sotmë me shoqërinë civile për reformën në drejtësi, ku shprehet se, “nga kjo tryeze që u mblodh për të degjuar opinionin e shoqërisë civile, s’mund të artikuloj asgjë tjeter veçse atë që kam thënë dhe përsëritur vazhdimisht: Reforma në drejtësi duhet të votohet nga të gjithe. Bllokimi dhe mos votimi i reformave të rëndësishme në parlament, ka qenë politika antishqiptare me e turpshme që orientonte opozitën e djeshme”.
Më tej, Bregu thekson se: “Europa është interesi ynë kombëtar, interes i detyrueshem, i pandryshueshem, i panegociueshëm! Votimi i reformës në drejtesi nga të gjithë ne është interesi kombëtar i shqiptarëve! Mosvotimi i saj është kundër interesit të shqiptareve dhe nuk eshte interesi politik i asnjë force politike”! (java / r.a)