Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë debatit që pritet të zhvillohet më 3 gusht në Kuvendin e Kosovës për çështjen e demarkacionit do të vërtetohet se Kosova ka humbur territor.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj thotë se e mirëpret organizimin e debatit për demarkacionin me Malin e Zi.
Në një konferencë për media, siç transmeton RTK, kreu i AAK-së ka insistuar se kufiri më Malin e Zi është vendosur brenda territorit të Kosovës, dhe për këtë Haradinaj thotë se pret që të bindet edhe kryeministri dhe deputetët e tjerë në debatin i cili pritet të mbahet më 3 gusht.
Haradinaj ka thënë se miratimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, do të çonte në organizimin e protestave për kundërshtimin e kësaj marrëveshje.
Sipas Haradinajt, ka njerëz që kanë përhapur propagandë për çështjen e demarkacionit, duke pretenduar se kjo është një punë e kryer.
Ndërsa gjatë kësaj konference të AAK-së, është njoftuar se disa qytetarë të Fushë Kosovës kanë aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. (b.an)