U larguan për pak nga Promenade del Anglais, për të marrë shpejt e shpejt një bluzë në hotel, meqënëse bënte pak freskët. Sapo do të dilnin prapë në rrugë, kur Giorgio, 5 vjeç, djali i doktoreshës Angela Locatelli, psikologe nga Codogno, i kërkon mamasë që të mos dilnin më jashtë, sepse nuk i pëlqente. Angela ia dëgjon fjalën djalit dhe e bën gati për ta vënë në gjumë. Teksa e vë në shtrat dhe e puth duke i uruar natën e mirë, Giorgio i thotë: “Faleminderit mami që nuk më nxore prapë në rrugë”.
Pak minuta më pas ndodhi ajo që tashmë dihet. Kamioni i drejtuar nga Mohamed Lahouaiej Bouhlel nisi masakrën, duke shtypur pa mëshirë qindra njerëz, 84 prej të cilëve të vdekur.
Doktoresha Locatelli tregon: “Njerëzit, të kapur nga paniku, thyenin edhe dritater e dyqaneve dhe lokaleve për të shpëtuar veten”.
Parandjenjë apo jo, ishte pikërisht dëshira e vogëlushit Giorgio që e mbajti larg rrugës dhe i shpëtoi jetën.
d.i.