Kandidati për kryetar bashkie i Partisë Demokratike në Elbasan Ardjan Turku, zhvilloi një takim me banorë të lagjes 5 maji të qytetit.
Turku gjatë fjalës së tij theksoi faktin se bashkia e Elbasanit gjatë këtyre viteve është keqmenaxhuar. Sipas tij me mbi 80 miliardë lekë në dispozicion gjatë këtyre 8 viteve, Elbasani duhet të ishte një qytet me infrastrukturë të përfunduar në të gjithë territorin e tij dhe jo vetëm në qendër.
Duke folur në këtë takim kreu i Partisë Demokratike në Elbasan Aurel Bylykbashi, duke iu përgjigjur deklaratave të deputetit Taulant Balla ka theksuar faktin se gjatë mandatit të Turkut në Elbasan 2003-2006, qyteti ndryshoi pamje, ku u investua në të gjitha hyrje daljet e tij, si dhe u realizuan mbi 20 projekte çdo vit, në rrugë e sheshe pallatesh, me anë të buxhetimit me pjesëmarrje.
Ndërkohë z. Bylykbashi i ka kërkuar kreut aktual Qazim Sejdini të japë llogari për premtimet e bëra në fushatat e kaluara dhe mosrealizimin e tyre.