NASA po bën testime me një aeroplan elektrik eksperimental, i cili, nëse rezulton me sukses, mund të reduktojë në mënyrë dëmethënëse çlirimin e dioksidit të karbonit në të ardhmen në udhëtimet ajrore.
Aeroplani, me emrin zyrtar X-57, i bashkohet trendit që i sheh motorët me karburant si një diçka që i përket së kaluarës. X-57 do të ketë 14 motorë të vendosur në krahë dhe që do të punojnë vetëm me bateri, duke eliminuar krejtësisht emetimin e gazit karbonik.
Sapo avioni të lërë tokën dhe të arrijë lartësinë e fluturimit, dy helika të mëdha në majat e krahëve do të mbajnë shpejtësinë e tij, ndërkohë që do të kërkojë pesë herë më pak energji se avionët e tjerë me të njëjtën madhësi për të fluturuar me 175 milje në orë.
Aeroplani do të jetë jo vetëm ekologjik, por do të ketë edhe zhurmë të vogël.
Në fillim të këtij shekulli, NASA filloi të eksperimentonte me X-43A, avion pa pilot që fluturoi me shpejtësi rreth 7 mijë milje në orë, duke vendosur rekord botëror për fluturuesit reaktivë. Projekti aktual i NASA-s nuk pritet të ndryshojë për një të ardhme të afërt transportin ajror të njerëzve, por agjencia shpreson që të hapë rrugën për kompanitë si Boeing, të cilët mund të ndërtojnë avionë me një teknologji të ngjashme.
Architectural Digest/d.i.