Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan, CNN, presidenti i Turqisë, Erdogan, ka folur ndër të tjera edhe për vendin se ku ishte kur filloi grusht shteti. Ai ka treguar edhe për atë se si ka vepruar kur e ka kuptuar se çfarë po ndodhë. Erdogan tha se me 15 korrik ishte me familjen e tij në pushime për pesë ditë në Marmaris.
“Atë natë rreth orës 22:00 mora disa lajme se çfarë po ndodhte dhe mora vesh se në Stamboll e Ankara e disa vende kishte disa lëvizje që po ndodhin”, ka thënë Erdogan për CNN.
“Kisha me vete gruan time, dhëndrin, nipërit e mi. Për këtë arsye ishte më e rëndë. Por para se të largohesha ftova mediet dhe kamerat dhe që t’i adresohesha popullit turk”, ka thënë presidenti.
“Por televizioni publik nuk ishte në gjendje ta bënte këtë, kështu që përdorëm planin B duke përdorur telefonin celular dhe nëpërmjet një televizioni privat i ftova qytetarët që të dalin në qytete dhe në sheshet e qytetit. Menjëherë pas kësaj thirrjeje mora vesh se njerëzit me të madhe filluan të dalin në rrugë”.
Erdogan tha se kjo ishte shumë me rëndësi sepse kjo ishte mënyra më e mirë që të kuptonin ata puçistët, ata persona që tentuan grusht shtetin, të kuptojnë gjuhën e popullit turk.
ma.me