Bullgarja Natalyia Apostolova pritet të zëri vendin e sllovenit Samuel Zbogar, si përfaqësuese e BE-së në Kosovë. Largimi i një ballkanasi për t’ia lënë vendin një ballkanase tjetër, nuk duket në vetvete një ndryshim i madh Por me karriera të e tyre në vende të ndryshme, këta diplomatë ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri.
Diplomati slloven Zbogar, pritet që nga 1 shtatori të zhvendoset në pozitën e njëjtë, por në Maqedoni, raporton lajmi.net.
Ai ka karrierë të konsoliduar diplomatike kryesisht në vendet perëndimore dhe në SHBA, duke përjashtuar dy vjet shërbimi si ambasador i Sllovenisë në Kinë në vitet 1993-95.
Por në anën tjetër, diplomatja bullgare e cila do ta pasojë në pozitën e njëjtë në Kosovë, karrierën e saj e ka të ndërtuar kryesisht në vendet e Mesdheut dhe të Lindjes së Afërt.
Kështu, Nataliya Apostolova aktualisht shërben si shefe e delegacionit të BE-së në Libi.
Ajo është emëruar në këtë detyrë nga Catherine Ashton, ish përfaqësues e lartë e BE-së për Politikë të jashtme dhe Siguri.
Ajo është emëruar në këtë detyrë në maj të vitit 2013, pas dy vjetësh nga largimi i delegacionit të BE-së nga Libia, pas sulmeve në vitin 2011 që kishin ndodhur në Bengazi ku ishte varrë ambasadori amerikan, raporton lajmi.net.
“Jam e lumtur të paraqes znj. Nataliya Apostolova si shefe e delegacionit të BE-së në Tripoli. Talenti dhe përvoja e saj janë asete të mjaftueshme për veprimet e jashtme të BE-së dhe pres të punoj me të në mbështetje të stabilitetit dhe tranzicionit demokratik në Libi”.
Kështu e ka përshkruar Baronesha Ashton, përgatitjen e diplomates bullgare e cila pritet që nga 1 shtatori, të vijë në Prishtinë.
Por ndryshe nga ajo e Zbogarit, karriera e Nataliya Apostolova është e ndërtuar kryesit në vendet e afërta me rajonin e Ballkanit.
Në vazhdim mund të lexoni një krahasim të shkurtër të karrierës diplomatike të Zbogar dhe Apostolova, bazuar në deklarimet e tyre.
Samuel Zbogar është i lindur në vitin 1962 në Slloveni.
Nataliya Apostolova ka lindur në vitin 1964 në Bullgari.
Zbogar di gjuhët angleze, italiane, frënge, kroate e serbe.
Nataliya Apostolova kupton mirë ose shkruan mirë gjuhët angleze, frënge, gjermane e ruse.
Zbogar-viti 2011, emërohet përfaqësues i BE-së në Kosovë.
Apostolova-viti 2013, emërohet përfaqësuese e BE-së në Libi
Zbogar- viti 2008, emërohet ministër i Puënve të Jashtme të Sllovenisë
Apostolova-viti 2010, zv.shefe e misionit të BE-së në Kajro të Egjiptit
Zbogar-viti 2004, ishte Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë
Apostolova në vitin 2004, ishte konsulente e përhershme e Bullgarisë pranë Komisionit Evropian në Bruksel
Zbogar në vitin 2001 ishte Zv.Ambasador i Sllovenisë në OKB
Apostolova në vitin 2002 ishte konsulente e përhershme e Bullgarisë pranë Komisionit Evropian në Bruksel.
Zbogar shërbeu si ambasador i Sllovenisë në Kinë në vitet 93-95
Apostolova përafërsisht në atë kohë në vitet 94-96 ishte eksperte në Ministrinë e Ekonomisë së Bullgarisë, për t’u avancuar më vonë në vitet 97-98 si sekretarja e parë në delegacionin e Bullgarisë në zyrën e OKB-së në Gjenevë të Zvicrës, përgatiti Express. (b.an.)