Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova mund të jetë objekt i terrorizmit religjioz dhe se duhet shtuar kujdesin për këto lloj sulmesh. “Unë mendoj se e kemi rrezikun e terrorizmit.
Ata nuk lodhën për me e hedh në erë një Pazar a ndonjë treg të mbushur me njerëz”, tregoi Haradinaj në Klan Kosova, transmeton Insajderi.
Ai tha se sulmi terrorist i Nicës mund të ndodh edhe në Kosovës, duke paralajmëruar se edhe në Kosovë ka terrorizëm, sikurse kosovarët që shkuan në Siri.
Haradinaj kundërshtoi emërimet që kryeministri shqiptar i kishte dhënë presidentit turk Reccep Tayyp Erdogan, si “vëlla”.
Ai tha se nuk e konsideron si “vëlla” Erdoganin. “Jo. Nuk e kam vëlla, sepse unë jam shqiptar. Mund ta kem mik, shokë, por asnjëherë vëlla”, deklaroi ai. (b.an.)