Marinari Luan Mema, i cili u mor peng për gati një javë nga marinari tjetër egjiptian, Abdel Salam në anijen e peshkimit “Çelepja 2”, ka rrëfyer ditët e pengmarrjes për mediat.
Ai ka thënë se egjiptiani Salam i vuri në gjumë me një lloj bari, si atë edhe kapitenin e anijes, Dhimitër Maljen.
Kështu, Mema ka thënë se Abdel Muhamed Salam i vuri në gjumë të dy, ndërsa kur është zgjuar i lidhur në pranga. Ai ka thënë se Salam e ka trajtuar mirë dhe se nuk e ka dhunuar, apo kërcënuar. Sipas tij, Salam tentoi të shiste anijen në Egjipt, por nuk ia arriti qëllimit, pasi ajo pati defekt në motor.
Po kështu, Mema thotë se ai nuk di asgjë për fatin e kapitenit Malja, për të cilin Salam thotë e se e ka zbritur në Kretë./Panorama/a.m.