Të hënën janë shpallur aktgjykimet për të akuzuarit në rastin e njohur si “Badovci”, raporton KTV.
Të dënuarit janë: Besnik Latifi 13 vjet, Gazmend Haliti 12 vjet, Milazim Haxhia 10 vjet e tre muaj, Enis Latifi 10 vjet e Fehmi Musa me 4 vjet për dhënie të ndihmës.
Aktgjykimet i shpalli gjyqtarja Valbona Selimaj. Të gjykuarit akuzohen për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, të pesë të akuzuarit në korrik të vitit të kaluar, kishin shkuar te liqeni i Badovcit, afër Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islamik”, i njohur si ISIS, referon Express. (b.an)