Në një fjalim të shkurtër të mbajtur para deputetëve, ai tha se këtë të enjte fokusi do të jetë vetëm në një pikë: votimi i reformës, raporton Panorama. Sipas Ramës, të enjten do të përcaktohet nëse Shqipëria do të jetë përkrah SHBAsë dhe BE-së.
“Ne do shkojmë të enjten në seancë vetëm për të votuar reformën dhe s’kemi asnjë diskutim tjetër. Pas saj do shohim si do zhvillohen gjërat. Të enjten përcaktohet nëse ne do të jemi përkrah SHBAsë dhe BE-së, ose nuk dihet se ç’bëhet. Kjo është një e panjohur e madhe ”, mësohet të ketë thënë Rama në mbledhjen pa media.
Ai ka falënderuar deputetët për kontributin e tyre për draftin e Reformës në Drejtësi. Ndërsa kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi ka kërkuar që në seancën e të enjtes të mos ketë asnjë mungesë.