Në kishën Shën Premtja në Prizren fundjavën që e lamë është lidhur martesa e parë serbe pas luftës në Kosovë, më 1999.
Siç raportojnë mediet serbe, çifti i kurorëzuar janë Neda Goluboviç nga Kotorri dhe Ivan Zeçeviq nga Bijella te Hercegnovit (Mali i Zi) , transmeton Koha.net. Ata lidhën martesë para rreth dhjetë serbëve prizrenas, ndërsa i kurorëzoi kleriku Gjorgje Stefanoviç.
“E ndiej dhe e di se ky është një tempull i i madh e i shenjtë dhe se të gjithë ne i përkasim këtij qyteti”, u shpreh Ivani i sapomartuar para kishës, që sipas medieve serbe ishte dëmtuar rëndë gjatë trazirave të 17 marsit më 2004.
“Ne këtu jemi njohur mes vete, ishim nisur në udhëtime dhe këtu u takuam, dhe është normale që këtu të lidhim kurorë”, citohet të ketë thënë Neda.
Kisha e Shën Premtes është në listën e monumenteve të mbrojtura nga UNESCO që nga viti 2006, referon Koha. (b.an)