Në prag të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit, Partia Demokratike nuk pajtohet me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për Altin Bibën, kandidatit të cilit nuk iu pranua dorëheqja nga gara për bashkinë e Kurbinit.
Në mbledhjen e sotme që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve demokratët pritet të kërkojnë çregjistrimin përfundimtar të Altin Bibës duke dalë kështu në bojkot të zgjedhjeve në Kurbin e duke i lënë në tavolinë fitoren kandidatit të majtë Artur Bardhi.
Dy javë më parë Kolegji Zgjedhor vendosi të mos pranojë dorëheqjen e Bibës dhe po ashtu rrëzoi kërkesën e demokratëve për zëvendësimin me një kandidat tjetër, Ilir Pjetrajn, vëllain e deputetit Mhill Fufi.
Në rast se kërkesa e PD-së do të pranohet do të duhet të miratohet dhe pavlefshmëria e procesit në këtë Bashki për të vendosur më pas dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve në Kurbin.