Tre ditë para se drafti kushtetues i reformës në drejtësi të kalojë për miratim në parlament, shoqëria civile paralajmëron protesta para Kryesisë së Kuvendit. Aktivistët e organizatave të ndryshme jo qeveritare ftojnë popullin t’i bashkohet këtyre protestave që do të mbahen të martën dhe të mërkurën.
Ata kërkojnë miratimin e reformës, me ose pa konsensus. “Të miratohet reforma me ose pa konsensus. Qytetarët, populli të bashkohet në protesta të martën e të mërkurën para kryesisë e Kuvendit. Më 21 korrik kuptojmë kush e do Shqipërinë dhe kush jo. Kush e do Shqipërinë do votojë pro reformës. Vota pro reformës është një votë historike”, deklarojnë aktivistët e këtyre organizatave.
ma.me