Ministri i Financave, Arben Ahmetaj është shprehur sot kundër një qeverie teknike të propozuar dje nga kreu i Kuvendit Ilir Meta. Ahmetaj tha se në kohë normale, qeveritë teknike nuk kanë pasur sukses dhe se nuk e shikon si domosdoshmëri.
“Në kohë normale qeveritë teknike nuk kanë pasur sukses. Nuk shikoj domosdoshmëri për qeveri teknike. Qeveria vazhdon punën e saj”, ka thënë Ahmetaj.
Këto deklarata, ministri i Financave i bëri gjatë takimit që pati sot me mediat ku pa prezantuar performancën 6-mujore. Përsa i përket ekonomisë, Ahmetaj tha se ky vit ka qenë i mbarë por shtoi se vetëm dy sektorë nuk njohin rritje.
“Rritja ekonomike që pritet këtë vit pak më shumë se 3.4%. Ky vit ka qenë i mbarë, vetëm dy sektorë s’njohin rritje. Nuk njeh rritje industria nxjerrëse, e cila lidhet me çmimin e naftës si dhe bujqësia, sektor që nuk njeh rritje për shkak të vështirësive të peshkimit. Në 2 tremujorët e fundit të 2015 ra konsumi privat. Në gjysmën e parë 2016 ka trend rritës të konsumit privat”, tha Ahmeta.
Megjithatë për ministrin ka një ‘por’. “Jam shumë optimist për situatën ekonomike.
Optimist, nëse nuk do ketë tensione politike. Pa tensione politike, ekonomia do të rritet
Administrata tatimore performancë më të mirë se vjet. Rritja e të ardhurave 15.1 mld lekë në 6-mujorin e parë. Lufta anti-informalitet po funksionon siç duhet”, deklaroi Ahmetaj.
ma.me