Përmes statuseve në Facebook, Basha i ka kthyer përgjigje Ramës mbi ftesën për takim, por edhe ambasadorit të SHBA, për faktin se propozimet e PD-së pas daljes së draftit hibrid, në lidhje me Vettingun nuk pranohen nga BE dhe Shtetet e Bashkuara.
Siç duket, kreu i opozitës, ka zgjedhur të pushojë disa ditë, të cilat konsiderohen si vendimtare në gjetjen ose jo të konsensusit mes palëve politike në mazhorancë dhe opozitë, në lidhje me drejtësinë. Dikur Partia Demokratike sulmonte Edi Ramën, gjatë kohës që ishte në krye të opozitës, për deklarimet që bënte në Twitter, ndërsa vetë Basha në ironizimet që bënte kundër tij, e cilësonte ciu, ciu. Tashmë rolet duket se janë ndryshuar, Basha ka zgjedhur që politikën ta bëjë përmes rrjeteve sociale, jo nga Shqipëria, por nga Holanda.
ma.me