Është zhvilluar sot seanca e radhës ndërmjet Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe padisë së ngritur prej tij për shpifje ndaj kreut të grupit parlamentar të PD Edi Paloka. Në seancën e sotme avokati i ministrit ka paraqitur në Gjykatën e Lartë provat e padisë për shpifje Palokës.
Në prova përfshihen deklarata të deputeti Paloka ku akuzon ministrin Tahiri se është i lidhur me bandat.
Nga ana e saj gjykata i ka dhënë kohë avokatit të deputetit Paloka për të shqyrtuar provat dhe seanca e radhës u la në 29 qershor.