Greqia ka filluar procedurat e ekstradimit kundër tetë oficerëve ushtarakë turq të cilët u arratisën në një helikopter pas tentativës së dështuar për grusht-shtet, njofton kryeministri turk. Kryeministri grek Alexis Tsipras në një bisedë telefonike me kryeministrin turk Binali Yildirim, ka konfirmuar procesin e ekstradimit, transmeton arbresh.info.
Tsipras ka uruar qytetarët turq dhe qeverinë e tyre për përpjekjet për të ndrequr tentativën e pasuksesshme për grusht shtet, duke pranuar “rëndësinë për të gjithë rajonin në ruajtjen e regjimit kushtetues demokratik dhe stabilitetin në Turqi”. Kryeministri grek përsëriti gjithashtu mbështetjen e qeverisë së tij dhe popullit, thuhet në deklaratë.
ma.me