Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pranuar ftesën e propozuar nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Rama ka shkruar në facebook se është i gatshëm të ulet në çdo moment në tryezën e propozuar nga Ilir Meta. Çdo diskutim sy më sy për reformën në drejtësi deri në 21 korrik ia vlen është shprehur kreu i PS.
Statusi i plotë Ramës:
I gatshem te ulem ne çdo moment ne tryezen e propozuar nga I.Meta! Çdo diskutim sy me sy per Reformen ne Drejtesi deri ne 21korrik i’a vlen.