NGJARJE KRYESORE
BRUKSEL/ATHINË – Propozime jo të plota përballë kërkesave të paarsyeshme, vazhdojnë të thellohen divergjencat mes Greqisë dhe kreditorëve të saj.
MIAMI – Republikani Jeb Bush, ish-guvernator i Floridas dhe djalë dhe vëlla ish-presidentësh, duhet të njoftojë kandidaturën për presidencialet 2016.
JOHANESBURG – Dita e fundit e samitit të Unionit Afrikan.
AKCAKALE/DAMASK/BEJRUT – Trupat kurde pranë qytetit Tall Abyad.
LONDËR – ”Amnesty International” publikon raportin për krizën e refugjatëve në botë.
NGJARJE TË TJERA
LE BOURGET (Francë) – Hapet salloni 51-të ndërkombëtar i aeronautikës.
ANKARA – Partia Republikane e Popullit, kundërshtarja kryesore e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, vendos pjesëmarrjen ose jo në qeverinë e koalicionit.
LONDËR – Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama mbërrin në Londër për të takuar kryeministrin David Cameron dhe bashkëshorten e tij.
LONDËR – Përkujtohet 800-vjetori i “Magna Carta”, dokumenti themeltar i së drejtës kushtetuese moderne.
OHËR – Takim i ministrave të Jashtëm të vendeve të Iniciativës së Evropës Qendrore për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE./ATA/