Rreth kësaj ngjarjeje ka reaguar dhe deputeti i opozitës nga Durrësi Oerd Bylykbashi, që ka shkruar këtë status në FB:
“Shqiptarëve u duhet Reformë në Drejtësi që i çon gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar në burg dhe jo në shtëpi!!!
Vettingu i Ramës, gjyqtarin që merr para dhe shumëfishon pasurinë thjesht e heq nga puna dhe e dërgon në shtëpi. Korrupsioni është krim, kërkon ndëshkim. Me burg!
Korrupsioni është çështje prokurorie dhe jo komisionarësh, qofshin këta të pikuar nga qielli i perëndimit!
Reforma në Drejtësi nuk duhet të jetë një ligj për të nxjerrë në pension gjyqtarët që nuk i pëlqejnë Ramës, por një revolucion që shndërron shoqërinë dhe individët!”.
Me gjithë respektin personal ndaj jush dhe familjes Bylykbashi, mendoj se ky status nuk është në nivelin e një juristi dhe politikani, si dhe është tejet i paqartë e hileqar.
Së pari, ju nuk keni guximin të denonconi gjykatësen durrsake Majlinda Andrea, që PD-ja e çoi në Gjykatën e Lartë.
Ju nuk keni guximin të përmendni faktin se PD-ja, me Majlinda Andrean, shpëtuat Ilir Metën, që e kishit zëvendëskryeministër në qeverinë tuaj. Madje, të shoqin, Odhisenë, e çuat në Kuvend.
Ju gjetët rastin të sulmoni vetting-un (verifikimi i figurave të drejtësisë) dhe ndërkombëtarët me ironi vulgare: “Korrupsioni është çështje prokurorie dhe jo komisionarësh, qofshin këta të pikuar nga qielli i perëndimit!”.
Prokurorin e Përgjithshëm, që e ka caktuar PD-ja, mund ta ketë lajmëruar çiftin Andrea se do të arrestoheshin. Dhe “kopilin” në derë ia leni shumicës.
Madje, nuk ju ka ardhur mirë që do të arrestohej gjykatësja, pasi vetting-u i amerikano-evropian do ta përjashtonte nga gjyqësori, ndryshe nuk ka se si të shpjegohet fraza përmbyllëse: “Reforma në Drejtësi nuk duhet të jetë një ligj për të nxjerrë në pension gjyqtarët që nuk i pëlqejnë Ramës, por një revolucion që shndërron shoqërinë dhe individët!”.
Nuk përjashtohet që PD-ja të ketë nxitur Llallën për këtë arrestim për t’i bërë presion Ilir Metës në prag të 21 korrikut!
Nuk është e rastit që vitin e kaluar, fill pas zgjedhjeve vendore, ju jeni fotografuar në një kafe me drejtuesin e prokurorisë së rrethit gjyqësor të Durrësit, Agron Gjana dhe prokurorin Dritan Gina. Ata po hetonin për një nga për një nga çështjet e zgjedhjeve në Durrës
Oerd Bylykbashi është fotografuar të premten me prokurorin e Rrethit të Durrësit, Agron Gjana dhe prokurorin Dritan Gina, që ka dosjen e një prej çështjeve të zgjedhjeve në Durrës. ( Zgjedhjet lokale në Durrës – 2015 )
Janë ulur të tre në një kafene.
Nuk paragjykojmë bisedën dhe hallin e Oertit në këtë mes, por prokurorët në këtë rast janë në konflikt interesi.
Thanas Mustaqi – Skandal.al