“Populli për reformën në drejtësi, populli për Kushtetutën! Si ka mundësi që vetëm këtë zgjidhje shmangni, as që e përmendni?
E pranoj me sy mbyllur që kjo reformë bëhet për të ardhmen e këtij vendi, të ardhmen e shqiptarëve. Atëherë përse nuk bëjmë më të thjeshtën, bashkërisht, ftojmë popullin që me votë të vendosë mes dy varianteve; variantit të BE-SHBA dhe variantit të Berishës e Bashës për rivlerësimin e të gjithë gjykatësve e Prokurorëve që sot janë në sistem. Nuk ka konsensus partiak pa popullin. Të çojmë Kushtetutën në referendum dhe shqiptarët të vendosin se si e duan drejtësinë, pastrimin e saj dhe gjykatësit e prokurorët që do të shërbejnë pas kësaj”, shkruan Braçe.